TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada amerikane në vendin tonë ka publikuar foton e George W. Bush kur vizitoi Fushë-Krujën, disa vite më parë.
Me rastin e 230 vjetorit të Departamentit të Shtetit, ambasada ka njoftuar se do të postojnë foto historike që përfaqësojnë diplomacinë e Shteteve të Bashkuara dhe miqësinë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.
“Foto e Ditës | Këtë vit, ne festojmë 230 vjetorin e Departamentit të Shtetit.
Për më shumë se dy shekuj, Ambasadat, Konsullatat dhe diplomatët tanë në mbarë botën, kanë forcuar partneritetet dhe miqësitë tona, si dhe kanë nxitur zhvillim ekonomik botëror.
Përgjatë këtij viti, ne do të postojmë foto historike që përfaqësojnë diplomacinë e Shteteve të Bashkuara dhe miqësinë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.
Në këtë foto, Presidenti amerikan George W. Bush bisedon në Fushë Krujë me një grua e cila mban flamurin amerikan në dorë, gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 10 qershor 2007. ", shkruhet nga ambasada krahas fotos.