AKTUALITET, 10 Gusht 2019, 08:57

Kërkohej për drogë, kapet nga policia greke shqiptari në Kapshticë

Kërkohej për drogë, kapet nga policia greke shqiptari në


Policia greke kap në tentativë për të hyrë në Shqipëri një person që ishte shpallur në kërkim. Mësohet se 28-vjecari shqiptar është kapur në anën greke të Kapshticës.

Ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti nga Prokuroria e Krimeve të Renda për trafik ndërkombëtar droge.

Mësohet se ai akuzohet se është përfshirë në një rast të ndodhur në Qershor 2017, ku në Portin e Durrësit u kapën rreth 700 kg maijuanë në një kamion që kishte destinacion Italinë.