AKTUALITET, 31 Mars 2018, 20:40

Basha i përgjigjet Ramës: Mos dhuno protestuesit!

Basha i përgjigjet Ramës:  Mos dhuno protestuesit!
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha së bashku me aleatët ka dalë në një deklaratë për mediat, pas një takimi që ka zhvilluar me këta të fundit.

Nga selia blu Basha deklaroi se shpreh mbështet ne tij me protestuesit dhe të gjithë qytetarët. Ai më pas i bëri thirrje Ramës që të heq tarifën 5 euro, pasi është një tarifë korruptive. Me tej ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos gënjehen nga ndjesa që Rama bëri sot në deklaratën për shtyp.

Pjesë nga deklarata

Jemi këtu sot në emër të opozitës për të deklaruar se shprehim mbështetjen tonë me të gjithë qytetarët, që ndëshkohen nga tarifa korruptive. Ne kërkojnë të dënojmë dhunën ndaj protestues dhe i bëjmë thirrje qytetarë të shmangin provokimet.

Ram duhet a kuptojë mirë sa nuk është vonë, dhe jo kërcënimin e reprezaljeve dhe armëve. Qytetarët nuk mund të paguajnë këtë tarifë korruptvie. I bëjmë thirrje Ramës të heq forcat policorë nga Kukësi .

I bëjmë thirrje policisë që të kundërshtoje urdhrin për dhunë. I bëjmë thirrje Ramës që të anuloj menjëherë taksën korruptive, ai duhet të jap llogari se ku shkojnë 200 milion euro që qytetarët paguajnë për mirëmbajtje të rrugëve. https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1574927702619966/