AKTUALITET, 11 Nëntor 2018, 22:18

Kaçe hero, i shpëton jetën shokut të skuadrës

Ergys Kaçe i ka bërë të gjithë të ndihen krenar me paraqitjen e sotme. Mesfushori i Kombëtares realizoi një “perlë” duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në minutën e 61-të të takimit përballë Olimpiakosit në derbi. Ndërsa duket se kjo ka qenë mbrëmja e Kaçes.

Futbollisti shqiptar mund të quhet hero për vetë faktin se në momentin që portieri i skuadrës së tij u përplas me një lojtar kundërshtar i bëri menjëherë stafit mjekësor që të jepte ndihmën e nevojshme. Një gjest që ka rezultuar vendimtar pasi portierit ishte duke i ikur gjuha.

437343_TS_11-11-18_8253338084_437343_TS_11-11-18_9838410218_