TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rreth 60 kg lëndë narkotike janë kapur sot nga policia kufitare perëndimore në Maqedoni. Sipas mediave në Maqedoni, sasia e bllokuar është e llojit marijuanë.
Sipas informacioneve të para, lënda narkotike është tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në kufirin e gjelbër, nga një grup shtetasish shqiptarë që e kalonin kufirin në mënyrë të fshehtë dhe të paligjshme.
Siç raporton Alsat, mësohet se një pjesë e grupit është arrestuar ndërkohë që vazhdon ndjekja e personave të tjerë, të cilët mendohet se janë të përfshirë në këtë rast.
Operacioni është në vijim e sipër nga Qendra e Policisë Kufitare në Perëndim.Të dhënat flasin për një trafik të mirëfilltë droge, ndërkohë që ende nuk janë zbuluar emrat e trafikantëve. E panjohur për momentin është edhe destinacioni i lëndës narkotike që vinte nga Shqipëria.