AKTUALITET, 11 Nëntor 2018, 20:45

Pas Kalabrisë, Meta dhe Mattarella takim të përzemërt në Paris

Pas Kalabrisë, Meta dhe Mattarella takim të përzemërt

Teksa po qëndron në Francë me ftesë të presidentit Emanuel Macron në Ceremoninë e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe në Forumin e Parisit për Paqen, kreu i shtetit, Ilir Meta është takuar sërish me homologun italian, Sergio Mattarella.

Takimi i parë mes dy presidentëve u bë disa ditë më parë në Kalabri në kuadër të takimeve që Meta zhvilloi me arbëreshët për 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Përmes një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, Meta shkruan se: “ Edhe në Paris me Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella duke ndarë mbresat e paharruara dhe emocionet e takimit historik me arbëreshët në Kalabri. ?????”, thuhet në postin e kreut të shtetit.