AKTUALITET, 11 Nëntor 2018, 20:29

Kaçe,“mesazh” për Panuçin, super gol në derbin e Athinës

Kaçe,“mesazh” për Panuçin, super gol në
Ergys Kaçe nuk ishte përfshirë në listën e Kristian Panuçit për ndeshjen me Skocinë, por refuzimi i Loret Sadikut bëri që tekniku italian, edhe pse me vonesë të grumbullojë mesfushorin korçar. Kaçe ka zbritur sot në fushë me skuadrën e tij, Panathinajkosin, kundër Opimpiakosit. Në të 61-ën, 25-vjeçari ka befasua portierin kundërshtar me një goditje të befasishme nga jashtë zone. Deri më tani goli i korçarit po vendos derbin e Athinës. Një mesazh për Panuçin, që tregon se është në formë dhe do të kërkojë minuta edhe në takimin radhës në Ligën e Kombeve. Kace këtë edicion ka zhvilluar 5 ndeshje, por vetëm 2 nga minuta e parë. Ky është realizimi i parë për këtë sezon, por fakti që shënon në derbi e bën akoma dhe më special.