AKTUALITET, 24 Prill 2019, 12:48

Plas “bomba” në Itali: Guardiola, trajneri i ardhshëm i Cristiano Ronaldos?!

Plas “bomba” në Itali: Guardiola, trajneri i ardhshëm i


Ky informacion, i pakonfirmuar zyrtarisht nga palët, po qarkullon së fundi në mediat italiane. Juventusi fitoi titullin e tetë radhazi në Serie A, por e përfundoi i eliminuar që në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Në fakt, kjo e fundit ishte objektivi madhor për bardhezinjtë, sidomos pas bashkimit me ta të Cristiano Ronaldos.

Zhgënjimi është i madh në Torino, ndërsa Allegri është vënë në dyshim. “Il Giornale” thekson përsëri një emër, që është pëlqyer gjithmonë nga “Zonja e Vjetër”, si zëvendësues i trajnerit aktual.

Në mënyrë të veçantë, kjo gazetë italiane siguron që, nëse në fund Conte preferon të shkojë tek Interi, dëshira e madhe për stolin e Juves është Guardiola.

Edhe ky i fundit nuk po kalon momentet më të mira te Manchester City, pas eliminimit të radhës e të hershëm nga Champions-i.

Kësisoji, nëse dështon edhe në garën për titull në Premier League, do ta mirëpriste aventurën italiane. Mësohet se Cristiano Ronaldo e miraton një përforcim të tillë në stol, teksa vazhdon presionin ndaj drejtuesve të Juves për të marrë edhe lojtarë si Varane, Isco e Marcelo nga Real Madridi.