AKTUALITET, 24 Prill 2019, 11:39

Grabitja në Rinas/Dëshmia e Aklond Bengasit:Takimi me Muratajn te Shkëmbi i Kavajës

Grabitja në Rinas/Dëshmia e Aklond Bengasit:Takimi me Muratajn te


Aklond Bengasi i cili ka pranuar të bashkpunojë me drejtësinë ka rrëfyer para Prokurorëve edhe përfshirjen e tij në lidhje me grabitjen në Rinas.

Bengasi ka nxjerë edhe emrat e bandës që morën pjesë në grabitjen e disa thasëve më vlera monetare në 9 Prill.

Tpz. al ka siguruar një pjesë nga dëshmia e Bengasit i cili ka përmendur edhe emrat e Klement dhe Eldi Çalës.

“Kontaktin e parë e kam pasur me kushërinjtë e mi Klement dhe Eldi Cala, duke qenë se unë punoja në një  servis, ata më kërkuan ti shoqëroja ne Kavaje ku do te merrnim një fugon.

Fillimisht nuk pranova sepse kam pasur fëmijen sëmure dhe nuk doja te largohesha nga Elbasani. Por me pas pranova dhe shkuam te 3 tek “Shkembi i Kavajes”. Aty na prisnin 3 persona per dreke. Një u prezantua si Admir Murataj i cili ishte ne shoqerine e 2 personave nga Kosova.

 Njërin  prej tyre e thërrisnin "Daja" ndersa tjetrin "Tani".

 Pasi hëngren drekë morëm furgonat “Shevriolete” te cilet une me pas i modifikova. Me vone mesova se mjetet do te përdoreshin per grabitje.

Ne bazë te kësaj dëshmie policia shqiptare po bashkëpunon me atë kosovare per arrestimin e 2 personave te cilet dyshohen te perfshire ne grabitjen e 9 prillit.

Bengasi është i pari i arrestuar si i përfshirë në grabitjen që tronditi opinionin publik dy javë më parë, ndërsa hetuesit e zbuluan atë nga shenjat e lëna në furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, të përdorur nga organizatorët e grabitjes për të hyrë në Aeroportin e Rinasit dhe vjedhur disa thasë me vlera të ndryshme monetare.

/TPZ.AL/