AKTUALITET, 24 Prill 2019, 12:30

Grabitja në Rinas/ Në kërkim dhe dy persona nga Kosova

Grabitja në Rinas/ Në kërkim dhe dy persona nga Kosova


Alkond Bengasi, i përfshirë në grabitjen e Rinasit, ka nisur të bashkëpunojë me Drejtësinë duke nxjerrë detaje nga ngjarja e 9 prillit.

Ai është shprehur se ka takuar gjatë një dreke me dy kushurinjtë e tij, Klement dhe Eldi Çala-n, edhe Admir Muratajn së bashku me dy shtetas kosovar.

Në bazë të dëshmisë së tij, policia shqiptare ka nisur bashkëpunimin me autoritetet kosovare për të identifikuar dhe arrestuar 2 personat, që dyshohet të jenë përfshirë në grabitjen e 9 Prillit.

Deri më tani policia ka mundur të arrestojë 5 persona si të përfshirë në ngjarje:

Alkond Bengasi

Renaldo Sula

Oltian Veseli

Saimir Çela

Elton Pikli