AKTUALITET, 24 Prill 2019, 12:40

Qytetari merr në mbrojte Ramën:Fajin nuk e ka qeveria, por ata poshtë

Qytetari merr në mbrojte Ramën:Fajin nuk e ka qeveria, por ata


Kryeministri Edi Rama prezantoi ditën e sotme disa raste që kanë gjetur zgjidhje nga portali “Shqiperiaqeduam.al”.

Qytetarët kanë treguar sesi kanë gjetur zgjidhje për problemet e tyre në pak kohë, përkundër pritjes me vite.

Zenel Bekteshi, një qytetar që ka gjetur zgjidhje në portal u shpreh: “Unë kisha 3 vite që kërkoja zgjidhje për sistemin e kanalizimi. Iu drejtova portalit “qeverisja që duam”, vetëm ajo ma zgjidhi problemin brenda 10 ditëve. Dhe dua të them diçka. Ankohu ankohu më tha ai se kështu do të vazhdos ti, inxhinieri”.

Më tej ai mori në mbrojtje qeverinë ku tha se nuk e ka fajin qeveria për ato gjëra që nuk shkojnë, pasi sipas tij qeveria nuk mund t’i kontrollojë të gjithë.

“Po pse qeveria do të merret me ata poshtë. Uji poshtë i turbulluar”, tha ai.