AKTUALITET, 24 Prill 2019, 11:54

I penduari pranoi grabitjen në Rinas, mbërrijnë në gjykatë 3 të arrestuarit (EMRAT)

I penduari pranoi grabitjen në Rinas, mbërrijnë në


Kanë mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, tre të arrestuarit si të përfshirë në grabitjen e Rinasit.

Saimir Cela, Oltjan Veseli dhe Renaldo Sula do të njihen sot me masën e sigurisë, ndërkohë që i arrestuari tjetër, Alkond Bengasi ka rrëfyer para prokurorëve të gjithë dijeninë e tij për grabitjen, duke pretenduar që të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtëissë.

Ditën e djeshme, gjykata e la në burg Bengasin, ndërsa në Qafë-Thanë u arrestua Elton Pikli.

Pikli po kthehej nga Bullgaria në momentin e arrestimit, dhe akuzohet se ishte personi që hyri në pistën e aeroportit të Rinasit.