AKTUALITET, 24 Prill 2019, 11:10

FOTO/ Kryeministria ‘ndryshon pamje’ makinat relike popullojnë ambientet e jashtme


Pamja e Kryeministrisë ditën e sotme ka ndryshuar, e shkak për këtë është bërë vendosja e shumë makinave relike.

Makinat e vjetra na rikthejnë pas në kohë ndërsa për qytetarët duket si mundësi e mirë për të shkrepur ndonjë foto.

Vendosja e makinave ka nisur mbrëmjen e djeshme, ndërsa sot, makinat e vjetra por të mirëmbajtura kanë ndryshuar pamjen e godinës qeveritare dhe popullimin e ambienteve të saj të jashtme.