AKTUALITET, 24 Prill 2019, 12:26

Gjykata liron dy mjekët e Elbasanit, familjarët e 25-vjeçares: Të dënohen!

Gjykata liron dy mjekët e Elbasanit, familjarët e 25-vjeçares:


Gjykata e Elbasanit ka dhënë vendimin “Detyrim Paraqitje” për dy mjekët e Elbasanit, kardiologun Mehmet Ibaj dhe reanimatorin Niko Thano të akuzuar nga familjarët e Rexhina Debrova si shkaktarë të vdekjes së nënës së re, dy ditë më parë.

Prokuror i kësaj çështjeje është Xheljan Seferi dhe Gjykatëse është Pajtime Fetahu. Mjeku reanimator mbrohet nga avokati Demir Fetahu, ndërsa kardiologu nga Ilir Murra.

Pala mbrojtëse kishte kërkuar më parë rrëzimin e kërkesave duke i konsideruar të pafaktuara.

Ndërkohë që familjarët e viktimës po protestojnë para Gjykatës duke kërkuar që përgjegjësit, të dënohen.