AKTUALITET, 24 Prill 2019, 11:16

Kim Jong-un mbërrin në Rusi, ja çfarë do të bisedojë me presidentin Putin

Kim Jong-un mbërrin në Rusi, ja çfarë do të


Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka mbërritur në Rusi mëngjesin e sotëm, për takimin e tij të paralajmëruar me presidentin Putin, në qytetin e Vladivostokut.

Ashtu si thuajse në çdo udhëtim tjetër, lideri korean udhëtoi me tren drejt territorit rus.

Të martën një nga zyrtarët e Kremlinit, Juri Ushakov, bëri me dije se të enjten Putin dhe Kim do të diskutojnë përpjekjet politike dhe diplomatike për të zgjidhur çështjen bërthamore në gadishullin Korean.

Ky takim, i pari mes palëve, që kur Kim mori pushtetin në vitin 2011 përkon me një moment mosmarrëveshjeje mes SHBA-së dhe Koresë.

Pasi samiti i shkurtit në Hanoi nuk arriti të prodhojë ndonjë marrëveshje, duket se përpjekjet e administratës Trump për të arritur një pakt me Kim Jong-un dhe për t’i dhënë fund tensioneve bërthamore në gadishullin Korean, po dështojnë.

Kjo pasi Koreja e Veriut e bëri të qartë se nuk donte të zhvillonte më bisedime me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Mike Pompeo dhe bëri thirrje që ai të zëvendësohet nga dikush më i pjekur.