AKTUALITET, 7 Janar 2018, 15:56

Plagoset me armë në kokë 20 vjeçari në Fier, dyshimet e policisë...

Plagoset me armë në kokë 20 vjeçari në Fier, dyshimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit ku një 20 vjeçar dyshohet se është vetëplagosur në banesën e tij me armë zjarri në kokë. Burimet zyrtare nga policia bëjnë me dije se, në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i shoqëruar nga prindërit i riu i plagosur rreth orës 13 te dites së sotme.

Njoftimi i policise:

Fier

Informacion paraprak

Në datën 07.01.2018, rreth orës 13:15, në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i shoqëruar nga familjarët për të marë mjekim shtetasi R.Y, 20 vjeç, banues në Fier.

Shtetasi R.Y dyshohet se është vetplagosur në banesë me armë zjarri në kokë.

Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.