TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pakica serbe dhe malazeze kanë festuar Krishtlindjet në kishën e Vrakës në Shkodër. Prifti malazez i Kishës Ortodokse, Radomir Nikçeviç, kremtoi meshën e shenjtë përpara besimtarëve të pranishëm.
Pas meshës, Nikçeviç deklaroi para mediave se vlerëson ligjin e miratuar nga Parlamenti shqiptar për minoritetet.
I pyetur për qëndrimin e Kishës Ortodokse në Malin e Zi, Nikçeviç, figurë e rëndësishme e kësaj kishe, u shpreh se “Kosova është një vend i shenjtë i Serbisë”.
Kleriku shtoi se në Kosovë Serbia ka shumë Kisha dhe vende të shenjta. Nikçeviç deklaroi gjithashtu qartazi se “Kosova është Serbi”, ndërsa bëri thirrje për të jetuar në harmoni duke qenë se Ballkani është një vend i bekuar nga Zoti.