TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Elbasanit bëri të ditur se ka arrestuar Nandi Leshin, 26 vjeç dhe Daniel Metushin, 40 vjeç, që të dy banues në Lushnjë, pasi po transportonin lëndë narkotike. Blutë bënë bllokimin e automjetit në Belsh dhe gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga shtetasi Daniel Metushi, me pasagjer shtetasin Nandi Leshi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 28 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” .
Ndërkohë që në vijim të veprimeve të mëtejshme në banesën e shtetasit Nandi Leshi është gjetur një sasi e vogël rreth 1 kg lëndë narkotike. Gjithsej 29 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.
Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.