AKTUALITET, 7 Janar 2018, 15:04

Është fillimviti për policinë, 845 masa të marra dhe tetë shoferë të arestuar

Është fillimviti për policinë, 845 masa të marra dhe

Si çdo fillimviti, policia e ka nisur me vrull dhe dëshirë: 92 leje drejtimi janë pezulluar dhe arrestuar 8 drejtues mjetesh. Ky është bilanci i policisë rrugore të Tiranës gjatë 48 orëve të fundit që ka ndërmarrë kontrolle me drager dhe radar, me qëllimin parandalimin e aksidenteve rrugore.

Kontrollet kanë vijuar me Radar e Drager në autostradë dhe në rrugët e brendshme të Tiranës, dhe në autostradën Tiranë -Durrës, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi, të atyre drejtueseve që drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

NJOFTIMI

Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka pezulluar 92 leje drejtimi, si dhe ka arrestuar 8 drejtues mjetesh.

Kontrolle me Radar pothuaj gjatë gjithë orëve të natës nga e premtja deri të dielën për parandalimin e shpejtësisë sidomos në qendra të banuara por dhe në autostradë.

Në drejtim të shpejtësisë në autostradë dhe në qendrat e banuara, Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka evidentuar dhe ndëshkuar:

56 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejura.

Shpejtësia në autostradë vijonte nga 130 km/orë deri në 195 km/orë.

Në qendrat e banuara shpejtësia kalonte dy deri në tre herë më shumë se limiti i lejuar,  nga 81 km/orë deri në 109 km/orë.

Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur  gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë :

7 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo tej mase të dehur.

Masa e alkoolit varionte nga 0.56 mg/l deri në  2.41 mg/l.

Kjo sasi e madhe alkooli deri ne 2.41  përbën një rrezik shumë të  madh për jetën e drejtuesit të mjetit dhe të përdoruesve të rrugës.

Si dhe është arrestuar  një drejtues mjeti që drejtonte  automjetin  i pa pajisur me Leje Drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 26 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, por jo deri në kufijtë e dehjes.

Masë alkooli e konsumuar varionte nga 0.29 mg/l deri në 0.47 mg/l.

Por nga kontrolli me Drager janë evidentuar një numër i madh drejtues mjetesh që nuk kishin konsumuar alkool ose kishin konsumuar shumë pak, 0.00 mg/-0.18 mg/.

Gjithashtu janë pezulluar dhe 10 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.

Kontrollet kanë konsistuar  edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor  ku për 48 orët e fundit janë vendosur :

  •  95  masa për mos përdorim rripin e sigurimit.
  • 120  masa për parakalim të gabuar
  • 117 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të automjetit
  •   11  masa  për  mos respektim të sinjalistikës së semaforit
  • 52 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa  kontroll teknik të mjetit, etj.
  • Si dhe 450 masa  për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.Janë bllokuar  dhe 8 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 3 masa.