TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Asfalti i rrëshqitshëm për shkak të shiut, një kthesë e rrezikshme dhe e verbër, ndoshta edhe shpejtësia shumë e lartë: këto janë shkaqet e mundshme që shkaktuan aksidentin fatal, ku në mëngjesi e së shtunës, 6 janar, humbi Romario Verjoni, shqiptari 21-vjeçar me origjinë nga Maminasi i Durrësit.
I riu kishte vetëm pak muaj që kishte mbërritur në Sarniko, Itali, dhe ishte i papunë, duke jetuar pranë të njohurve.
[gallery ids="51822,51821,51819,51818"]
Ai ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy makinave në autostradën “469” në Sarnico, pak pas orës 11:00.
I riu udhëtonte i vetëm me një makinë tip “Citroen C2” që u përplas me një “Skoda”, që drejtohej nga një 63-vjeçar italian. Pasagjerë në këtë automjet ishin prindërit e 63-vjeçarit, përkatësisht 90 dhe 87 vjeç.
E ëma 87-vjeçare ka mbetur e plagosur rënë dhe është transportuar me helikopter në spitalin e Kiarit. Ndërsa 90-vjeçari dhe 63-vjeçari janë jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht dëmtimeve të marra.
Sipas mediave italiane, trupi i pajetë i Verjonit ndodhet në morgun e spitalit Faccanoni të Sarnikos.