AKTUALITET, 7 Janar 2018, 11:57

Gjigandi holandez Shell nis operacionin e shpimit të pusit në Shpirag

Gjigandi holandez Shell nis operacionin e shpimit të pusit në Shpirag

Gjigandi holandez Shell nis punimet për shpimin e pusit të Shpiragut.Në nisjen e puunimeve kanë marrë pjesë edhe Autoriteti Kombëtar i Burimeve Natyre.

Pusi Shpiragu-4 klasifikohet si një pus i thellë dhe është pusi i katërt që shpohet nga kompania Shell Upstream Albania, pas atyre Shpiragu-2, Molishti-1 dhe Shpiragu-3. Për të ardhur deri tek shpimi i pusit, kompania ka kryer më parë një volum punimesh sizmike dhe një sërë studimesh përgjithësuese gjeologjike.

Kujtojmë se në përfundim të shpimit dhe testimit të pusit Shpiragu-2, në Dhjetor të vitit 2013, kompania Shell ka deklaruar se ka bërë një zbulim të ri në pusin Shpiragu-2. Për të vlerësuar kapacitetin naftëmbajtës të zonës janë duke u shpuar disa puse vlerësimi, sipas një Programi Vlerësimi.

Ky program ka për qëllim të  vlerësojë naftëdhënien, të përcaktojë madhësinë e rezervuarit dhe qëndrueshmërinë ekonomike të projektit.

Një grup specialistësh dhe përfaqësues të AKBN kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv Z. Adrian Bylyku, ndoqën nga afër fillimin e operacioneve të shpimit.