TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Burime nga prokuroria e këtij qyteti sqaruan për Report Tv se hetimet kanë nisur kryesisht pas publikimit në media të rastit ndërsa i është kërkuar zyrtarisht informacion bashkisë dhe emergjencave civile.
Shkak i kësaj rrëshkitje dhe çarje të tokës dyshohet se janë punimet në kundërshtim me rregullat e ndërtimit ndërsa rezulton se një subjekt aty pranë është pajisur me leje nga pushteti lokal.
Hetimit për rregullsinë e lejes dhe mos ndërhyrjen në këtë zonë me mbjedhje pemësh dhe pse më parë ishte konsideruar e rrezikuar do të jenë pjesë e hetimit të prokurorisëë mbi rastin.
Ndërkohë, Sipas policisë, është bërë kallëzim për shtetasen M.K, vjec 42, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 05.01.2018, në lagjen “Punëtore”, në objektin në pronësi të saj, po kryente punime pa leje. Cështja po hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës.
Ndërkohë një ditë më parë zonja e këtij objekti ka shkuar te banorët e pallatit për t’i sqaruar se punimet që ajo po kryente s’kishin asnjë ndikim te çarja e tokës dhe se ajo që kishte ndodhur ishte për shkak të errozionit.