TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tirana është në prag të përgatitjeve për fazën dimërore që ekipi i Ze Marias, do të zhvillojë në Antalia.
Ekipi i Tiranës do të largohet nga Shqipëria në datën 13 janar, për të mbërritur në Turqi, atje ku do të përgatitet për pjesën e mbetur të sezonit. Kryeqytetasit do të qëndrojnë në Turqi deri në datën 25 janar, për t’u rikthyer sërish në Shqipëri.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, klubi ka njoftuar dy miqësoret që do të zhvillohen në Antalia. Kështu Tirana do të zhvillojë një ndeshje miqësorë mes Tobolit, skuadër e Premier Ligës së Kazakistanit dhe SKA Khabarovskit që luan në Superligën e Rusisë. Miqësoret do të zhvillohen në datat 18 dhe 20 janar.