AKTUALITET, 7 Janar 2018, 13:43

Aktori i njohur ka një këshillë: Ja nga duhet të nisë pastrimi i parlamentit dhe politikës…

Aktori i njohur ka një këshillë: Ja nga duhet të nisë

Aktori i njohur i humorit Julian Deda duket se ka një këshillë të veçantë për pastrimin e parlamentit dhe politikës në përgjithësi.

“Nëse doni ta pastroni parlamentin dhe politikën në përgjithësi, merrni "fshesën" dhe fillojani nga karriget e këshillit të ministrave, aty keni disa peshq dhe një peshkaqen”, shkruan Deda.

Postimi i aktorit të njohur vjen në një kohë kur dy deputetë të Kuvendit humbën mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit, ndërkohë që ambasadori amerikan në Tiranë ka paralajmëruar se në janar do të përballen me drejtësinë, ata që quhen “peshkaqenë”.