TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme pritet të dali para togave të zeza reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi. Gjykata e Tiranës do të rivlerësojë masën e sigurisë “arrest me burg”, që ishte dhënë në mungesë ditën e mërkurë.
Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” pasi Stresi akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.
Stresi u arrestua në flagrancë gjatë operacionit “Forca e Ligjit” si një anëtarë i grupit kriminal që përbëhet nga 25 persona. Ky grup akuzohet për “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.
Arrestimi u krye nga Njësia Hetimore e Task- Forcës Speciale Vendore Tiranë në Departamentin e Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.
Policia tha mbrëmjen e së mërkurës se ndalimi i 31-vjeçarit Arkimed Lushaj u bë pas një hetimi disamujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal. Gjatë arrestimit policia i sekuestroi këngëtarit një pistoletë dhe një sasi të vogël kokaine. TPZ.AL