TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku po diskutohet nisma e Edi Ramës për një paketë anti shpifje, ka deklaruar se kryeministri ka një mendje totalitare dhe ai po mundohet t'u mbyllë gojën kritikëve, për të mos folur për gjërat që ka bërë në Shqipëri.
"Propaganda është gënjeshtra më e madhe. Problemi j është që kryeministri ynë, që ka mendje totalitare, e ka këtë problem. Ai del gjithë kohën në televizion sepes puna e tij është propaganda.
Ai nuk investon vetëm brenda por edhe jashtë për propagandën. Kur dalin këto të vërteta, atij i tronditet psikologjikisht gjithë sistemi që ka ndërtuar.
Nuk është cështja e Edi Ramës.
Ajo që mua më shqetëson më shumë, është fakti se Edi Rama, ka marrë përsipër me gjithë strukturat që ka ngritur, mediatiko propagandistike, ka marrë përsipër të mbulojë gjtihë këto interesa që ai përfaqëson. Interesat e një ekonomie gjithnjë e më kriminale. Tentativat e Ramës për të mbyllur gojën e njerëzve, është tentativa për të mos u zbuluar ato që janë bërë në këtë vend."Deklaroi Fatos Lubonja.
/TPZ.AL/