TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha tha në studion e abcneës se plani “B” i opozitës është rrëzimi i Ramës me forcë nga pushteti.
“Plani “B” i opozitës është përmbysja me forcë e tij. Nëse shqiptarët nuk e mundin dot me votë ai duhet të rrëzohet me forcë. Sot kemi një republikë bixhozi, një republikë kanabisi. Përse duhet ta mbajmë ende në pushtet” – tha Berisha.
Por rreth 1 orë pas kësaj deklarate, kreu i PD-së Lulzim Basha, partisë më të madhe në opozitë tha në emisionin “Opinion” se “vetëm populli ka të drejtë ta rrëzojë një qeveri me të gjitha mjetet dhe jo një parti politike”.
Basha shkon edhe më tej duke deklaruar se nuk ka nevojë për dhunë për të larguar një qeveri.
“Për mendimin tim nuk ka nevojë për dhunë nëse 10 mijë, 20 mijë, apo 30 mijë qytetarë që mblidhen në mënyrë të përsëritur. Atëherë edhe kjo qeveri ikën. Nëse krijohet konsensusi qytetar që largimi i këtij është një domosdoshmëri ata e bëjnë. Ne kemi një detyrë që t’i bindim se nuk do ikë një Ramë dhe të vijë një Ramë tjetër. Ne po përgatitemi për të fituar zgjedhjet lokale” – tha Basha.