TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka deklaruar se nisma e Edi Ramës për paketën anti shpifje, është thjesht një tentativë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet që i kanë plasur qeverisë.
"Unë besoj se Rama e ka një lojë politike, një shashkë të hedhur në mjedis. Sot në ligjin shqiptar, me shpifjen dënohesh rëndë. Unë vetë kam shkuar në gjykatë dhe më kërkonin 100 milionë lek. Kaq para, është një shifër që i shkatërron jetën dhe biznesin njeriut. Atëherë për çfarë ngrihet kjo fabul?
E pashë te kjo zhurma që u bë që do legalizojmë portalet. U bë një listë me urdhër nga lart, për portalet. Ishin media online që ishin në fakt të legalizuara. Kur do të provokosh një debat dhe i thua tjetrit që je i pa legalizuar, kur në fakt është i legalizuar atëherë kjo tregon se po hedh një debat shterp.
E patë kryeministrin që e harxhoi kohën duke i thënë gazetarëve shpifës, për të ngulitur idenë se këtu ka një debat të madh?Duke u nisur nga ky paragjykim, unë bëra një kërkim. Sa herë Edi Rama ka hapur beteja me gazetarët, sa herë ka hapur beteja kundër shpifjes, ka qenë gjithmonë kur ka patur një problem më të madh për të zgjidhur."
/TPZ.AL/