TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili pak ditë më parë në një emision televiziv, e quajti "shpifës". Rama tha se Lubonja e ka akuzuar për lidhje me biznesmenë që i blinin bileta avioni, por nuk e ka provuar kurrë këtë gjë.
"Ajo puna e biletave, është kështu. Kemi filluar nga biletat, te charterat, tek PP-të. Ky është thelbi i çështjes për mua. Thelbi i çështjes për mua është që politikanët tanë, i hyjnë karrierës politike dhe mbështetja kryesore e tyre, kanë qënë këta që i prisnin biletat. Ky eshte problemi shumë i madh. Nuk po marrim vetëm biletat. Por, nuk mund të pastrosh Lanën, që ishte punë e mirë, me fadromat e Koços dhe pastaj, ti japësh leje ndërtimi?
Në Shqipëri ka ndodhur, qeverisja me këta njerëz, për këtë njerëz, që në fillim të korruptojnë me para, me bileta dhe më gjerë.
Shkalla e fundit për mua është kjo, kur mbarojnë paratë e oligarkëve, vijnë paratë e krimit. 50 fluturime. A nuk duhet të hetojë dikush se cfarë jane këto 50 fluturime me një trafikant droge? Këtu kemi të bëjmë me privatizimin e shtetit.
Monoloplet tona janë gjithnjë e më shumë monopolet e krimit.
Ky më thotë mua ta provoj sot. Këto prova i ka përditë. Po dollarët e Obamës i nxorri kush ja dha. Është e njëjta gjë në thelb. Përdorimi i parave të paligjshme, për interesa private, që kanë çuar në privatizimin e shtetit.
Unë mendoj se ka shkuar në përkeqësim ky problem. Kur, në vend të biznesmenëve, që të blejnë biletë apo kostum, vijnë kriminelët, trafikantët"
/TPZ.AL/