AKTUALITET, 18 Tetor 2018, 22:20

Sherr mes analistëve për "Tv Klan", Bushati: Media e blerë nga Rama! Haxhiu: Ke punuar aty

Sherr mes analistëve për "Tv Klan", Bushati: Media e

Në emisionin "Të Paekspozuarit", ka patur debate mes analistëve,  lidhur me mediat dhe kapjen e tyre nga kryeministri Edi Rama.

Ylli Rakipi: Shumë media sot janë blerë nga Edi Rama

Baton Haxhiu: Kjo është shpifje

Andi Bushati: Hap Klanin dhe kupton sa e ble Rama median. Merre telekomandën,  hape Klanin dhe shiko a e ble Rama median. Shikoni televizionin që deri para katër vjetësh, thoshte pronari “qeveria jonë”. Para 5 vjetësh e ka blerë Berisha ndërsa sot Rama.

Baton Haxhiu: Kush ka punuar atje?

Andi Bushati: Armand Shkullaku ka ikur. Andi Bejtja ka ikur. Fatos Lubonja.

Fatos Lubonja : Cfarë do të thuash me këtë ti? E ka fajin ai që rri aty për bukën e gojës apo pushteti?

Baton Haxhiu: Bushati nuk ka patur problem për bukën e gojës?

/TPZ.AL/