AKTUALITET, 18 Tetor 2018, 22:48

Basha: Rama ka caktuar një deputet për lidhjet me kriminelët (EMRI)

Basha: Rama ka caktuar një deputet për lidhjet me kriminelët

I pyetur për fotot e bëra publike nga Taulant Balla se ka dalë në krah të personave të inkriminuar, Lulzim Basha tha se situata e rendit në vend është e rëndë pasi qeveria është bërë njësh me botën e krimit.

“Taulanti ka zëvendësuar Saimir Tahirin. Tahiri ka qenë pika e kontaktit të Edi Ramës me botën kriminale, përveç kontakteve që mbante vetë drejtpërdrejtë. Ka pasur Saimir Tahirin, por është detyruar të bëjë sikur largon Saimir Tahirin dhe kontaktet tani i mban Taulant Balla. Kjo është arsyeja pse Taulant Balla del kudo” – tha Basha