AKTUALITET, 18 Tetor 2018, 21:57

Rama: Paketa anti shpifje, së shpejti në diskutim publik

Rama: Paketa anti shpifje, së shpejti në diskutim publik
Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama thotë se ka zhvilluar një bisedë me përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir për paketën anti-shpifje. Kryeministri shprehet se së shpejti paketa anti-shpifje do shkojë në diskutim publik për të dëgjuar sugjerime në mënyrë që sipas tij të çlirohet media nga shpifja. Kujtojmë se më herët OSBE i dërgoi një letër Ramës, ku shprehu shqetësimin në lidhje me ultimatumin e vendosur për regjistrimin e portaleve on line, ose në të kundërt rrezikojnë mbylljen.