AKTUALITET, 18 Tetor 2018, 23:07

Paketa antishpifje, Arian Çani: Rama iniciator i një procesi që do fundoset edhe vetë

Paketa antishpifje, Arian Çani: Rama iniciator i një procesi që

I ftuar në ‘Open’ në Top Channel, gazetari Arian Çani teksa foli për paketën antishpifje dhe formalizimin e portaleve tha se kryeministri Rama është iniciator i një procesi që do fundoset edhe vetë.

“Unë e shoh ndryshe, dhe mundohem të nxjerr një konkluzion që i intereson publikut. Tani politika s’do bëhet përmes televizionit.

Faza më e trishtueshme e një vendi është kur hyn në republikë jurudike. Ne kemi për të humbur shijen e debateve dhe kjo ka

kohë që ka filluar.

Ajo që po përjetojmë sot është që s’do kemi kënaqësinë e të debatuarit. Çdo gjë do shkojë në gjykatë.

Ka disa portale kamikaze tek ne. Në momentin që hyn kjo gjë në fuqi ata do shkojnë në gjyq. Edi Rama do humbasë kamikazët e vet”, u shpreh Çani.