AKTUALITET, 19 Tetor 2018, 00:20

"Bomba" e Bashës: Tahiri dhe Xhafaj kanë informacione për lidhjen e Olsi Ramës me Xibrakën

"Bomba" e Bashës: Tahiri dhe Xhafaj kanë informacione

Lulzim Basha ka treguar disa informacione tepër të forta në emisionin “Opinion” pak momente më parë, ku implikohet vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.

Kryedemokrati është shprehur se ish-ministri Saimir Tahiri dhe Ministri aktual, Fatmir Xhafaj kanë informacione operative që tregojnë se Olsi Rama ka qenë ndër personat kryesor të fabrikës së kokainës në Xibrakë.

Ministrat kanë informacione operative që e faktojnë se Olsi Rama ka qenë ndër personat kryesor të fabrikës së kokainës në Xibrakë. Kemi marrë denoncime nga persona të shumtë. Faktet i kanë në dorë Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj”, ka thënë Lulzim Basha.