LIFESTYLE, 16 Nëntor 2017, 10:09

Piktura e rrallë e Da Vinçit shitje rekord në ankand për 450 milionë dollarë

Piktura e rrallë e Da Vinçit shitje rekord në ankand për

"Salvator Mundi" e Leonardo da Vinçit është bërë vepra e artit më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand, duke  u shitur për 450.3 milionë dollarë në Christie të Nju Jork-ut raporton CNN.

Që prej vitit 1500, piktura e rrallë është një nga më pak se 20 veprat e legalizuara nga italianët që janë ekzistente  edhe tani.

Vlerësimet origjinale kishin parashikuar oferta prej mbi 100 milionë dollarësh për copë. Por rekord i ri u vendos nga ofertat telefonike, duke tejkaluar shumë rekordin e mëparshëm të ankandit të mbajtur nga Picasso me  "Les Femmes d'Alger", që u shit për  179.4 milion dollarë në 2015.

Edhe pse mungonte detaji dhe qartësia e "Mona Lisa"  e cila u krijua përafërsisht të njëjtën periudhë me pikturën  "Salvator Mundi", kjo e fundit  tërhoqi turma të mëdha njerzish gjatë  vizitave të para në ankand në Londër, Hong Kong dhe San Francisko.

Piktura u përshkrua si Jezu Krishtin nën rrobat e Rilindjes, me njërën anë mban dorën e ngritur në bekim dhe tjetra  që mban një kullë kristali.

"Salvator Mundi" do të jetë më i madhi në sezonin e ankandit të këtij viti, gjatë të cilit ekspozitat Christie dhe Sotheby mund të presin që të arrijnë shitjet totale prej më shumë se 1 miliard dollarë.