LIFESTYLE, 15 Nëntor 2017, 19:04

Luks i çmendur në shtëpinë e Maya-s, fotot flasin vetë

Luks i çmendur në shtëpinë e Maya-s, fotot flasin

Këngëtarja vlonjate Maya Aliçkaj ka vite që këndon muzikë popullore. E mesa duket, puna e gjithë viteve në skenë i është shpërblyer.

Nga jetesa në një apartament të thjeshtë, tashmë Maya është zhvendosur në periferi të Tiranës, në një kompleks gjigand vilash, e njohur si një zonë e shtrenjtë, e banuar nga shumë personazhe të njohur, tashmë këngëtarja ka vilën e vet luksoze atje.

E ftuar para disa ditësh në studion e Rudina Magjistari, Maya ka hapur dyert e shtëpisë për telekamerat. Ajo ka treguar çdo ambient të shtëpisë, arredimin e së cilës, ja kishte besuar plotësisht bashkëshortit të saj arkitekt. Si një shtëpi artistësh, çdo ambient qëndronte i arreduar me shumë stil deri në detaje. Por si një çift vlonjat që janë, nuk mund të mungonte në strehën e tyre një simbol nga vendlindja, një pikturë nga Llogaraja.

E lumtur për shtëpinë e re, Maya nuk pranon të thotë se sa kohë i është dashur për tu ndërtuar kjo vilë madhështore.

“Kur më pyesin sa kohë na ka kushtuar, unë përgjigjem: nuk e them, se ashtu është një muhabet”. Në të vërtetë na ka marrë shumë kohë, por e kemi ndërtuar ngadal. Edhe për shkak të angazhimeve dhe projekteve, na ka zgjatur. Ka pasur edhe periudha të gjata kur nuk kemi punuar fare. Tamam, tamam ndoshta një vit na ka marrë dhe 5-6 muaj intensive”, thotë këngëtarja.

Edhe pse për vlerën monetare, Maya nuk është prononcuar, ajo tregon se investimi ia vlen, pasi tashmë banojnë në një zonë të qetë, me shumë hapësira, e sigurisht me ajër të pastër. xing.al

[gallery ids="21010,21011,21003,21008,21009,21006,21004"]