LIFESTYLE, 15 Nëntor 2017, 11:47

Si rrallëherë të dy bashkë, Rudina Magjisari fotografohet përkrah partnerit

Ndonëse lidhjen e tyre, Rudina Magjistari e ka pranuar publikisht, që në 2013 në emisionin “Zonë e lirë, ajo ka zgjedhur të tregohet disi diskrete në lidhje me marrëdhënien e saj me partnerin Xhavit Bajrami.

Çifti, që dy vite më parë u bekua me ardhjen në jetë të vajzës së tyre të parë Mia, rrallëherë shihet së bashku në evente, ndaj të gjithë me siguri janë surprizuar një natë më parë, kur Magjistari dhe ish-kampioni i kick box-it janë fotografuar së bashku në ndarjen e çmimeve kult.

Siç shihen në fotografinë e siguruar nga “Anabel.al”, të veshur mjaft elegantë, ata janë fotografuar në ambientet e Katedrales Orthodokse në Tiranë, ku u mbajt ceremonia mbrëmjen e djeshme.

[gallery ids="20752,20753,20754,20755,20756,20757,20758,20759,20760,20761"]