LIFESTYLE, 15 Nëntor 2017, 15:16

Justin dhe Selena rikthehen në vendin e vjetër

Justin Bieber dhe Selena Gomez duken më të dashuruar se kurrë!

Çifti simpatik, i cili janë kthyer së bashku së fundmi, u pa të hënën pasdite teksa po shëtisnin në Balboa Park në Los Angeles.

Ishte një fans i tyre, i cili i fotografoi dhe foton e postoi në rrjetet sociale.

Vendi është një zonë e njohur për të dy, pasi të dy u fotografuan në të njëjtin vend në vitin 2012.