LIFESTYLE, 15 Nëntor 2017, 18:35

Ja çfarë përjetoi Yll Limani, kur u varros gjatë klipit të këngës!

Ja çfarë përjetoi Yll Limani, kur u varros gjatë klipit

Këngëtari Yll Limani dhe reperi 2po2 kanë publikuar dje bashkëpunimin e tyre më të ri me titull “Dritat”.

Skenat në këngë vijnë mjaft të frikshme dhe të zymta, e sidomos në minutat e fundit të këngës, ku Ylli shfaqet në një varr teksa një femër hedh dhe mbi të.

Për këtë i pyetur nga Gazeta Express, këngëtari tha se ishte një moment shumë i vështirë për të. Por që zgjati vetëm 5 minuta.

‘E kisha shumë të vështirë dhe isha shumë në ankth. Ne kishim marrë një njeri për të hapur varrin, ishte moment qesharak dhe absurd, kishim frikë se ndoshta kjo skenë ndjell ndonjë gjë të keqe. Por pastaj i kujtova vetës se është thjesht një projekt dhe se vdekja nuk do të ndodh me të vërtetë. Në varr më rehatuan shumë mirë, sepse poshtë meje vendosen jorgan dhe çarçafë. Kjo skenë zgjati vetëm 5 minuta xhirime”, tha limani për Express.

Rikujtojmë se skena të tilla nuk janë realizuar deri më tani në klipet e këngëve shqiptare.

Këngëtari së shpejti do ta sjell edhe një këngë tjetër.

https://www.youtube.com/watch?v=bCt0m1-Ak_4