LIFESTYLE, 15 Nëntor 2017, 11:01

Kënga e Ylli Limanit, klipi që po çmend rrjetet sociale

Këngëtari Yll Limani dhe reperi 2po2 kanë publikuar dje bashkëpunimin e tyre më të ri me titull “Dritat”.

Kënga e zhanrit baladë, e cila është e bazuar në një ngjarje të vërtetë, vetëm brenda një dite ka arritur në 81 mijë klikime. Skenat në këngë vijnë mjaft të frikshme dhe të zymta, e sidomos në minutat e fundit të këngës, ku Ylli shfaqet në një varr teksa një femër hedh dhe mbi të.

Është e dukshme që  dyshja ka dhënë maksimumin në anën vizuale të klipit, duke sjell një performancë mjaft të veçantë.

Klipi është punuar nga produksioni Imagine Films, dhe pritet të jetë bindshëm një prej klipeve me performancën më të mirë këtë vit.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=bCt0m1-Ak_4