LIFESTYLE, 15 Nëntor 2017, 09:00

Ja femrat "hot" që do jenë pjesë e klipit të Noizyt dhe Ledrit

Është pritur gjatë një bashkëpunim mes dy reperëve të suksesshëm, Noizy dhe Ledri e ja ku po realizohet.

Dy reperët ndodhen në Gjermani, ku po xhirojnë klipin e ri ku disa pamje  i ka zbuluar vetë Noizy.

Reperi ka postuar në Snapchat disa foto ku shihen dy vajza të veshura me bikini.

Ndërsa në një foto tjetër Noizy shihet me Ledrin dhe Blerim Destanin i cili mesa duket do jetë pjesë e klipit.

“Ju thashë 1 dite kam me m’rri. Krejt atje nalt dhe pse nisën te qeshin ta shohim se kush qesh i fundit. Ky jam un do vi edhe grupi. Tapetet e kuqe ju mbani për vete sa t’bukra të gjithë ju po dukni”, shkruan Noizy krahas fotos duke zbuluar kështu një pjesë të tekstit të këngës.