LIFESTYLE, 14 Nëntor 2017, 11:24

Foto/ Ambasadori Lu mëson të punojë tezgjah

Foto/ Ambasadori Lu mëson të punojë tezgjah

Ndonëse me një axhendë të ngjeshur, ambasadori amerikan, Donald Lu, ka gjetur kohën për tu njohur me traditat e vendit tonë.

Nisur nga kureshtja, por edhe për të prekur vetë më dorë realitetin shqiptare, ambasadori Lu është nisur drejt Lezhës kuka vizituar një familje.

Ajo që i ka bërë përshtypje ambasadorit duket së është endja në vegje.  Ambasada Amerikane ka postuar disa foto të ambasadorit, ku ai shihet se si i ulur përtokë, sheh me përkushtim punën në tezgjah që bën Taze Lazri, gruaja nga Lezha.

“Foto e Ditës | Ambasadori Donald Lu dhe personeli i Ambasadës mësojnë traditën e endjes në vegjë me Taze Lazrin, në një fshat pranë Lezhës. Taze dhe bashkëshorti i saj, Nikolla, ndihmojnë një sipërmarrje lokale duke thurur peceta dhe pëlhura të tjera, si dhe shporta të cilat përdoren për gjëra të ndryshme.”, shkruhet në mesazhin e ambasadës.

[gallery ids="20255,20256"]