LIFESTYLE, 15 Nëntor 2017, 10:00

Njihuni me policen që në të njëjtën kohë punon dhe si modele

Njihuni me policen që në të njëjtën kohë punon dhe

Policja seksi nga  New York, ndërkohë që gjatë gjithë kohës arreston hajdutët dhe kriminelët, në të njëjtën kohë ekspozon format e trupit  të saj me veshje të brendshme për një markë mode.

Bëhet fjalë për bukuroshen Samantha Sepulveda, e cila punon si police në Freeport Long Island dhe për punën e saj ajo fiton 143 mijë dollarë në vit. Mirëpo, kur ajo nuk është në detyrë, punon si modele për një markë mode dhe me fotot e saj provokuese në Instagram, ajo ka miliona ndjekës.

Sepulveda deklaron se është aq atraktive sa nuk ka nevojë të përdor forcën për të arrestuar të dyshuarit, pasi ata i binden vullnetarisht. “I bindi meshkujt t’ua vë prangat, pasi ata nuk duan të përleshen me mua”, ka deklaruar ajo.

“Mund të më arrestosh kur të duash”, është një ‘fjali’ e preferuar që ajo e dëgjon në skenat e krimit.

Ajo ka treguar për një rast interesant ku ka arritur të arrestoj një person shumë të dhunshëm, pas pasur nevojë të përdor forcën.

“Isha duke patrulluar në një qytezë të vogël kur një person i cili e kishte rrahur gruan e tij, po i kërcënonte kolegët e mi me vrasje pasi ata po e ndiqnin. Por ai aq shumë u magjeps me bukurinë time, sa u ndal dhe nuk lëvizi fare. Ai edhe më kërkoj një takim derisa po e arrestoja”, ka rrëfyer Sepulveda.

Bukuroshja vazhdimisht udhëton nëpër vende të ndryshme të botës ku prezanton koleksione të reja të veshjeve intime që nga Britania dhe Spanja, e deri te Australia dhe Nikaragua.

Sepulveda 32-vjeçe, është bërë police në vitin 2010, ndërsa tri vite më vonë, ajo ishte ftuar nga një mik i saj që të prezantoj koleksione veshjesh për një shtëpi mode. Që nga atëherë, ajo vazhdimisht është e angazhuar si modele e veshjeve intime seksi, punë kjo që i sjell qindra mijëra dollarë në vit.

[gallery ids="20661,20660,20659,20658,20654,20655,20656,20657"]