AKTUALITET, 26 Qershor 2019, 14:39

Pëson atak kardiak, humb jetën i moshuari në plazhin e Vlorës

Pëson atak kardiak, humb jetën i moshuari në plazhin e

Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë paraditen e sotme, pasi dyshohet të ketë pësuar atak kardiak në ujë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 11:45, pranë lagjes “Ujë i Ftohtë”, ku 70-vjeçari Sh.C, me banim në Vlorë ka qenë duke pushuar vetëm. Vetëm brenda pak ditëve kanë humbur jetë 3 pushues të tjerë.

Vlorë:

Informacion paraprak

Në orën 11:45, në Spitalin e Vlorës ka mbërritur një shtetas i moshuar i cili dyshohet të ketë pësuar atak kardiak në ujë.

Ngjarja ka ndodhur në Plazhin e Ri pranë lagjes “Ujë i Ftohtë”, ku 70 vjeçari Sh.C, me banim në Vlorë ka qenë duke pushuar vetëm.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.