AKTUALITET, 26 Qershor 2019, 12:23

Rama fyen rëndë protestuesit e opozitës: Budallenj

Rama fyen rëndë protestuesit e opozitës: Budallenj


Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj opozitës, e cila ka vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Gjatë një takimi me banorët e Njësisë Administrative Nr. 5 në Tiranë, kreu i qeverisë ka fyer rëndë edhe qytetarët e militantët, që i janë bashkuar opozitës në protestat pranë KZAZ-ve në disa bashki, duke i quajtur ata “budallenj”.

Më tej, kryesocialisti tha se zgjedhjet mund të shtyhen deri në një pikë, por është prapë e njëjta gjë, janë sërish ato zgjedhje dhe ai regjistrim, duke shtuar në këtë kontekst se opozita ka bërë një vetëvrasje perfekte.

“Më ekzemplari ishte rasti në Shkodër. Ai i mori, i çoi te shkolla, ata ngelën në burg. Janë njerëz budallenj, këta i fusin në burg dhe flenë në shtëpi vetë.

Do shtyhen zgjedhjet në një pikë dhe është prapë e njëjta gjë, janë prapë po ato zgjedhje, po ai regjistrim. Është vetëvrasje perfekte, që vetëm verbëria mund ta bëjë këtë”, është shprehur Rama.