TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë për herë të tretë seancën gjyqësore për grupin Habilaj. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mosnjoftimi i Moisi Habilajt, Nazer Seitit, Fatmir Minaj dhe Meridian Sulajt.
Në këtë seancë mungonin edhe avokatët e Moisi Habilaj. I vetmi që ndodhej në seancë ishte Armando Koçerri, i cili ndodhet në Shqipëri.
Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë trafikuar drejt Italisë tonelata me lëndë narkotike kanabis sativa.
Pjese e hetimeve kanë qenë edhe persona me ndikim në Policinë e Shtetit, të cilët i kanë ndihmuar që pjesëtarët e grupit të Habiljave t’i shpëtojnë kontrolleve.
Teksa gjyqi për Habilajt po zhvillohet në Itali, në Shqipëri të pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda janë marrë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe tre ish-zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.