AKTUALITET, 26 Qershor 2019, 12:55

Vrasja e Suela Sulës/ Apeli i Krimeve të Rënda rrëzon kërkesën e Fatjon Karmeshtës


Babai i katër fëmijëve, Fatjon Karmeshta kishte apeluar vendimin për dënimin e përjetshëm të tij lidhur me vrasjen e Suela Sulës në 18 prill 2016, në tualetin e mobilierisë së saj në Bushat të Shkodrës, me urdhër të bashkëshortit Sadedin Sula.

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e tij për pafajësi ndërkohë që ndaj të akuzuarit lihet në fuqi vendimi i Prokurorisë.

Karmeshtna mbyti me duar Suela Sulën në 18 prill 2016, në tualetin e mobilierisë së saj në Bushat të Shkodrës, me urdhër të bashkëshortit Sadedin Sula, ngjarje e cila tronditi përpara tre vitesh Shkodrën.

Në provat kundër tij përfshihet edhe një regjistrim audio i bërë nga telefoni i viktimës në të cilin dëgjohet se si Sadedin Sula dhe i dënuari, Karmeshtna, flasin me njëri-tjetrin.

Nga kjo rezulton se ata kanë një raport të ngushtë dhe Sadedin Sula dëgjohet të thotë së ka dyshime se e shoqja e tradhtonte dhe kishte frikë se do të ndahej dhe do t’i merrte biznesit të tij.