AKTUALITET, 26 Qershor 2019, 14:14

VIDEO/ Aksident i rëndë, “Smart” përplaset me kamionin, humb jetën 26-vjeçarja

VIDEO/ Aksident i rëndë, “Smart” përplaset me


Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Fushë-Krujë Milot në afërsi të qytetit të Laçit. Sipas informacioneve mësohet se një autoveturë tip “Smart” është përplasur me një kamion.

Siç shihet në video makina që drejtohej nga vajza është futur poshtë kamionit dhe ka marrë dëmtime të mëdha.

Për pasojë është plagosur rëndë drejtuesja e mjetit tip “Smart” e cila është dërguar me urgjencë për në spitalin e Traumes në gjendje kritike për jetën. Por dhe pse është dërguar në spital, nuk ka mundur që të mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën. Mësohet se e reja është identifikuar me inicialet S.G.

Mësohet se vetura është më tara AA 628 TM, ndërsa kamioni me AE R 188. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.