TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën rurale të fshatit “Krahës 1”, ku mjeti tip "Toyota", me drejtuese shtetasen A.D., 43 vjeçe, banuese në fshatin “Krahës 1” ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe shtetasja K.L, të cilat ndodhen në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa shtetasja I.D. ndodhet në reanimacion.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.