AKTUALITET, 26 Qershor 2019, 13:30

Voltana Ademi nis aksionin: Nga nesër 12 orë protestë, bashkë kundër krimit


Për zgjedhjet e 30 qershorit Bashkia Shkodër ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestat që do të nisin në këtë qark që nga dita e nesërme.

Mësohet se protestat do të zgjatin që nga data 27 qershor deri më 2 korrik. Një detaj që vihet re është se protestat do të zgjatin 12 orë, nga 7:00 e mëngjesit deri në 19:00 të mbrëmjes.

“Bashkia Shkodër fton të gjithë qytetaret të bashkohen bashkë për t’i thënë stop krimit, në mbrojtje të institucioneve publike, Kushtetutës dhe të lirive e të drejtave themelore të qytetarëve,” thuhet në njoftimin e Bashkisë.